Vuçiq për Raportin e Progresit: Krahasimisht vendeve tjera, duhet të ndjehemi krenarë

Aleksander Vuçiq ka deklaruar se Raporti i Progresit për Serbinë paraqet rezultate shumë pozitive, madje në disa fusha edhe të jashtëzakonshme, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Vuçiq tha në konferencë se Serbia ka bërë përparim të rëndësishëm drejt Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se i është mirënjohës Komisionit Evropian për vlerësimet pozitive, por prapëseprapë më shumë do të fokusohet në tre për qind të Raportit që përshkruan gjëra negative, se sa në 97 për qind të vlerësimit pozitiv.

“Nëse ju shikoni në rezultatet dhe vlerësimin për vendet e rajonit, Serbia duhet të jetë krenare, ndoshta pak më shumë se të tjerët”, tha Vuçiq.

Ai tha se KE në sektorët kyç të shoqërisë, veçanërisht në ekonomi, gjeti një numër të rezultateve të mira dhe përparimit të madh”.

“Aty është respektuar përpjekja e mëdha që Serbia ka bërë për të ruajtur e stabilitetin dhe marrëdhëniet e mira në rajon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button