Plani kanadez për marrjen e 25 mijë sirianëve do të diskutohet brenda javës

Ministri kanadez i Emigracionit John McCallum bëri të ditur të martën vonë se, Kanadaja gjatë kësaj jave do të vendosë mbi pranimin e 25.000 refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Propozimi “ambicioz” do të dërgohet të enjten në kabinetin qeveritar, tha ai.

Ndërkohë, ambasadori i Turqisë në Ottowa, Selcuk Unal, deklaroi për Canadian TV se qeveria turke së shpejti do të jetë në “bisedime reale” me qeverinë kanadeze për shpërnguljen e refugjatëve nga Turqia.

Lidhur me procesin e ngadalshëm të Turqisë në dhënien e vizave dalëse, Unal për CBS deklaroi se për shkak të numrit të refugjatëve në Turqi, më shumë se 2 milionë, kjo “merr kohë” në dhënien e lejeve.

Unal u pajtua se gjendja e refugjatëve i kushton shum para qeverisë turke, rreth 8 miliardë, duke u shprehur se kostoja në rritje ishte “e paqëndrueshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button