Plumba në një restorant në zonën e Dajtit, një i vrarë

Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Dajtit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së të mërkurës në një restorant pranë fshatit Linzë.

Nga breshëria e plumbave ka gjetur vdekjen një person, ndërsa është plagosur një tjetër. Policia ka identifikuar personin që ka ndërruar jetë si shtetasi me inicialet E.M., dhe njofton se personi tjetër i mbetur i plagosur është dërguar menjëherë në spital për marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth ngjarjes për të zbardhur dinamikën dhe autorësinë e saj. Paraprakisht besohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive banale, transmeton TCH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button