Dekani i USHT-së – Sulejmani, prezanton në konferencë shkencore në Tiranë

Dekani i Fakultetit të Filologjisë në USHT, Fatmir Sulejmanit, sot mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare, të organizuar në Tiranë  nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë me temë: “Letrat shqipe dhe gjuhët e tjera të letërsisë shqiptare”.

Ishte kjo konferenca e parë lidhur me këtë temë interesante që preku çështjen e ndjeshme të statusit të një numri të madh krijuesish dygjuhësorë e shumëgjuhësorë, të cilët, aktualisht, krahas krijimtarisë letrare në gjuhën shqipe, shkruajnë edhe në ndonjë gjuhë tjetër.

Pjesëmarrës në këtë Konferencë ishin studiues shumë të njohur, si: Floresha Dado, Francesko Altimari, Tito Jochalas,  Rexhep Qosja, Jorgo Bulo, Akad. Sabri Hamiti, Aurel Plasari, Shaban Sinani, Matteo Mandala, Elio Miracco, Ardian Kyçiku, Bashkim Kuçuku, Dhori Q, Qiriazi, Konstantina Evangelou, Zeqirja Neziri, Dhurata Shehri, Anila Omari, Kujtim Shala dhe Arjan Leka.

Në këtë konferencë të rëndësishme u ftua edhe Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Fatmir Sulejmani. Ai foli për Receptimin e veprës dygjuhësore të Luan Starovës nga lexuesit shqiptarë dhe maqedonas, duke sjellur të dhëna interesante për përvojën e shteteve dhe kulturave  të tjera të botës lidhur me pranueshmërinë apo mospranueshmërinë e këtij grupi të shkrimtarëve brenda letërsive të caktuara nacionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button