fbpx

Kuçi: Integrimet Evropiane synim por edhe proces reformues i Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Eurodeputeten, Ulrike Lunaçek, të cilën e ka falënderuar për kontributin e saj dhënë për Kosovën, në veçanti për raportimin që ka bërë për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Ministri Kuçi gjatë diskutimit me Lunacek, është fokusuar kryesisht në Integrimin Evropian të Kosovës si dhe kanë diskutuar për nevojën e liberalizimit të vizave.

Gjithashtu Ministri Kuçi ka përmendur rëndësinë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si hap i parë juridik në marrëdhëniet Kosovë – BE dhe ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësit të cilat iu takojnë duke potencuar se roli i partnerëve ndërkombëtar, në veçanti ndihma e misionit të BE-së, është e nevojshme, në formë të asistencës për ngritjen e kapaciteteve në fusha specifike.

Ministri Kuçi theksoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar, me interes të llogaridhënies dhe ruajtjes së sovranitetit të shtetit të Republikës së Kosovës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close