Diplomacia kosovare fajtore kryesore për mos-pranim në UNESCO

Zhvillimet e 10 Nëntorit në UNESCO nuk ishin vetëm një luftë e drejtpërdrejte mes Lindjes dhe Perëndimit kryekëput politike por shpërfaqën edhe dobësitë që ka shteti i Kosovës në raport me shtetet anembanë botës duke përfshire edhe ato që janë më të vogla se ajo. Pavarësisht lobimit të madh të shteteve tona mike siç është Shqipëria, SHBA, Turqia, Britania e Madhe dhe Gjermania ( të cilët duhet falënderuar), Kosova nuk mundi të bëhej pjese e një mekanizmi të rëndësishëm të OKB-së e cila do ti hapte rrugë anëtarësimit të plotë në të ardhmen në OKB.

Ndonëse jemi të pirur të akuzojmë pandërprere shtetet të cilat nuk na kanë pranuar pa bërë një analize reale, duhet të them se mangësia dhe fajtori kryesor për gjithë këtë dështim e mban Diplomacia shqiptare dhe udhëheqësit e saj. Realisht para se të ndalem tek fajtori kryesor është mirë të shohim edhe politikat globale dhe promovimi i fuqisë nga shtetet e mëdha. Nuk mund të jetë mbrojtës dhe budigard i fuqishëm vetëm SHBA, Anglia, Turqia  e Gjermania në forcimin e shtetësisë së Kosovës, por kjo e fundit duhet të jetë e hapur për bashkëpunim më gjitha vendet e botës, dhe diplomacia e saj duhet të jetë pa paragjykime fetare, racore e ideale.

Mos-pranimi i Kosovës në UNESCO në aspektin e konfrontimit të fuqisë mes Lindjes dhe Perëndimit shpërfaqi këtë fuqi:

  1. SHBA po humbë teren në një pjesë të Azisë, Afrikës dhe në një pjesë lindore të Evropës;
  2. Rusia ka krijuar partner të rinj në heshtje dhe here pas here po i përdorë kundër SHBA-së;
  3. Amerika Latine po forcohet dhe do të jetë një kundërshtar i fortë i politikave të SHBA-së edhe në të ardhmen;
  4. Franca, Italia dhe Spanja po i frikësohen dominimit të Gjermanisë në BE dhe në politikat ndërkombëtare;
  5. Shtetet arabe kërkojnë me shumë bashkëpunim në mënyre që vota e tyre mos të jetë vetëm ndihmë për Kosovën por të jetë edhe bashkëpunim;
  6. Ballkani gradualisht po rrëshqet në një krize të thellë të orientimit mes Lindjes dhe Perëndimit;
  7. Japonia për here të parë që nga vitet ’90-ta nuk po i zbaton politikat në një vijë me SHBA-në dhe;
  8. Kina dhe India pavarësisht dallimeve mes tyre po krijojnë një Bllok të veçante në politikat ndërkombëtare.

Në këtë aspekt të ndryshimeve graduale dhe të promovimit të fuqisë nga shtetet qe ne i kemi nënçmuar, Diplomacia Kosovare ka rënë në gjumë të thellë duke jetuar me komoditetin e fitores së GJND-së. E vërteta është se kjo rrjedhë e dështimit nuk ishte e sotme e as e djeshme por ka një kronologji te mëdha të zhvillimeve në vend në këtë aspekt.

  • E para, marrëveshjet me Serbinë i ndihmuan kësaj të fundit që edhe pas zgjidhjes se statusit të Kosovës të bisedohet për çështje të brendshme të saj, e qe realisht e sfidon shtetin e Kosovës në opinionin ndërkombëtar;
  • E dyta, pranimi i fusnotës nga ana Kosovare për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare është pranim i një hutie të ekzistencës si shtet apo jo dhe
  • E treta, Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë është hapje e një varre të re ku gjoja nuk mund të jetë ky asociacion normal dhe i kompletuar pa pasur edhe ndasi në vlerat kulturore në baza etnike në Kosovë qe realisht po e kompleton një Republike Serbe këtu.

Diplomacia Kosovarë është fajtori kryesor dhe i pakontestueshëm në dështimin e Kosovës në UNESCO, sepse nuk ditën të krijonin ura bashkëpunimi në mes vendeve të botës madje as të atyre qe na kanë njohur. Injoruan shtetet arabe duke mos bërë vizita të mirëfillta dhe duke mos vendosur ura bashkëpunimi por i shihnin vetëm si vota dhe asgjë me shumë, u distancuan nga Amerika Latine duke mos bërë asnjë vizitë të vetme në këto shtete për të kërkuar mundësinë e bashkëpunimit ani pse nuk e njohin shtetin e Kosovës, e lanë një pjesë të madhe të Afrikës në hapjen e kuletës së Pacollit thua se ai mund të blejë mendimin e çdo kujt, injoruam shtete të civilizuara si Japonia me skandale të tmerrshme të qeveritareve tanë atje duke krijuar një imazh shume të keq, injoruam Poloninë si shtetin e dytë më të madh në BE duke mos hapur madje asnjë konsullate aty, i kthyen anti-vlerat duke dërguar ambasador analfabet në shtetet me të rëndësishme të botës dhe ne vend të vlerave promovuam antivlera.

Prandaj kjo gjendje e shkaktuar tani edhe pse po mundohemi ta arsyetojmë se na mbështeten vendet me demokratike, ne të ardhmen pasojat juridike dhe politike për Kosovën do të  janë të mëdha dhe të pariparueshme. Ne nuk humbëm vetëm ne anëtarësim por u injoruam duke mos na parë bota as si partner të bashkëpunimit në shkencë, kulture dhe arsim, dhe ky mos-pranim injoron kulturën qindra e mijëra vjeçare qe nga Iliret duke e nëpërkëmbur këtë vlere sublime për shkak një diplomacie të dobët vendore. Pas kësaj fajin duhet ta kërkojmë në Prishtinë, dhe jo profesionalizmi i kontaminuar gjatë këtyre viteve na u (dem) shpërblye në mënyrën me të keqe të mundshme duke i goditur vlerat e identitetit tonë kulturore dhe evropian.

Këto thirrje kritike që tani po dëgjoje nga analistet, gazetaret, politikanët se diplomacia kosovare nuk ishte në nivelin e duhur është dashur të behën edhe atëherë kur kishim skandale diplomatike të stafit diplomatik në Kroaci (e qe ky mik yni u detyrua që të na bjerë të lidhur diplomatet tonë), Gjermani, Slloveni e besa edhe në Japoni ku qeveritaret tanë u lidhen për skandale seksuale. Tani është vonë, por përgjegjësia është e domosdoshme për njerëzit të cilët i kanë bërë çobanët ambasador dhe ambasadoret i kanë lënë çoban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button