Jo në UNESCO, dështim i diplomacisë së Kosovës

Dështim që shqetësoj shumë qytetarë. Qytetarë që nuk hezituan ti drejtonin kritikat. Kritika në drejtime të gabuara. Nga ky debat i krijuar nuk u kursyen ofendimet për bindjet fetare, gjë që thelloj gabimin e “kritikuesve”. Nuk u bë dallimi i bindjeve fetare, nga orientimi politik i shteteve, nuk u ndan nga kritikat vendet e caktuara, por flitej në përgjithësi.

Nga kjo pakënaqësi e shprehur, nuk e kam të qartë ç’faj ka bindja fetare, pse duhet kritikuar dikush nga kjo pikënisje? Mirëpo gjithsesi duhet arsyetuar reagimi qytetar, pasi që ky reagim është i grumbulluar nga ngecjet në vazhdimësi. Sa të gatshëm ta hedhim fajin, sa të gatshëm të mos e pranojmë përgjegjësin. Procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO ishte përgjegjësi e Diplomacisë së Kosovës, prandaj diplomacia ishte për kritik, ajo dështoj.

Ne nuk duhet të kemi mision ndryshimin e bindjeve fetare përfaqësuesve të shteteve, por duhet të mundohemi ti ndryshojmë bindjet e tyre politike në raport me Republikën e Kosovës. Mos qasja në këtë mënyrë është papjekuri. Është kohë kur qytetarët e Kosovës meritojnë të gjitha dhe nuk e përjetojnë asnjërën. Qytetarët merituan që shteti i tyre të pranohet në UNESCO. Qytetarët meritojnë të lëvizin pa viza…… Pra qytetarët janë ata që po u prinë proceseve, por proceset po i stopojnë përfaqësuesit e tyre. Bota demokratike nuk ju uron mirëseardhje atyre që janë të korruptuar, të korruptuarit nuk mund të jenë aktiv (në shtyrjen e proceseve) dhe jo aktivet janë servile.

Miqtë nuk të lejojnë të jesh servile, servile të duan vetëm armiqtë dhe siç rezultojë Diplomacia e Kosovës ishte servile ndaj jo miqve. Diplomacia duhet të ketë synime dhe qëndrime të qarta. Diplomacia e Kosovës proceset e saja i ka lënë në mëshirën e të tjerëve, prandaj ende mbesim të izoluar. Izolim për arsye të nivelit të lartë të korrupsionit. Diplomacia e Kosovës duhet të jetë e përgjegjshme, të pranoj dështimin. Kulturë e marrjes së përgjegjësisë duhet të ngitet në të gjitha institucionet në Kosovë dhe kjo do të mundësonte që në të mos i vemi fajin të tjerët për paaftësinë tonë. Për ti finalizuar proceset duhet të kemi përfaqësim, synime dhe qëndrime të qarta dhe jo ti lëmë proceset tona në mëshirën e të tjerëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button