Mësuesi ja përplas kokën për banke nxënësit 11 vjeçar

Mësuesi i fshatit Trebosh të Tetovës dje është paraqitur në polici pasi, ja ka përplasur kokën për banke një nxënësi 11 vjeçar në shkollë.

Incidentin në repartin policor në Grupçin e ka paraqitur babai i nxënësit.

Bëhet fjalë për nxënës të shkollës “Fan Noli” në Pallaticë.

Babai ka siguruar edhe dokumentacionin e mjekut. Sipas informatave, mësuesi e ka kapur nxënësin në kokë dhe me dy duart e ka përplasur për banke.

Nxënësi ka marrë lëndime të dukshme në syrin e djathtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button