Rama: Reforma në drejtësi do të bëj të mundur negociatat

Rruga për hapjen e negociatave kalon përmes reformës në drejtësi është shprehur kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp pas dorëzimit të raportit të BE-së. Megjithatë, thotë kryeministri, reforma në drejtësi nuk merret si detyrim nga BE, por ndaj fëmijëve tanë.

“Ky progresraport konfirmon se rruga për hapjen e negociatave kalon nëpërmjet reformës në drejtësi. Mendoj se për rëndësinë sa dhe për kompleksitetin e saj meriton të adresohet së pari si një konstatim mbi prioritetin dy, ku vlerëshoet ecuria e mirë në përgatitjen e reformës në drejtësi dhe angazhimi për të siguruar një reformë gjithëpërfshirëse dhe të thellë. Progresraporti rekomandon në mënyrë prioritare përfundimin në kohë të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, që do të thotë në këndvështrimin tim, nëse reforma në drejtësi do të mbyllet pa humbur kohë të çmuar dhe duke e adresuar fuqimisht në muajt në vijim, atëherë rruga jonë për negociatat është e hapur. Nga ana tjetër, në progresraport është e qartë se kjo lidhet ngushtësisht me konsolidimin e rezultateve, ku theks të veçantë kanë hetimet, gjykimet dhe ndëshkimet. E nënvizova këtë për të gjithë ata që synojnë të thonë të kundërtën, dhe në fakt mungojnë në këtë thirrje kombëtare për të realizuar këtë reformë me rëndësi historike”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se raporti vlerëson një administratë profesionale, jo të stërpolitizuar apo stërkorruptuar, duke thënë se do të ketë dënime dhe penalizime për shkelësit në të gjitha nivelet, përfshi dhe zyrtarët e lartë.

“Ne konstatojmë se angazhimi ynë për të mbyllur një epokë në një administratë të diskredituar jo profesionale, të stërpolitizuar dhe të stërkorruptuar dhe për të hapur një epokë të ndërtimit të një administrate profesionale dhe të pavarur vlerësohet qartësisht në këtë raport ku theksohet ecuria e mirë dhe reforma solide e administratës publike”, tha kryeministri, raporton “TCH” .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button