“Ukrainës i kanë mbetur edhe 4 ditë gaz”

Kryetari i Bordit Drejtues të kompanisë ruse Gazprom, Alexey Miller, theksoi se Ukraina pas 4 ditëve do të ketë të harxhuar gazin të cilin e ka paguar, raporton Anadolu Agency (AA).

Miller në deklaratën e tij për agjencinë e lajmeve TASS, theksoi se me stokun ekzistues blerë nga firma e gazit natyror të Ukrainës, Nafrogaz, që e ka blerë me parapagim nga Gazprom-i, vendit do ti mjaftojë deri më 14 nëntor.

Gjithashtu Miller theksoi se për shkak të problemeve financiare, në sasinë e gazit që Naftogazi e merr nga Rusia ka një ulje katërfishe dhe është zvogëluar në 10 milionë metër kub në ditë, dhe tha se ka zvogëlim në gazin që firma e merr nga Europa.

Ai më përpara kishte theksuar se Naftogaz-it, i cili kishte bërë një parapagim më 5 nëntor dhe kishte blerë gazë me një shumë prej 24 milionë dollarë, i ka mbetur gaz deri më 10 nëntor.

Në njoftimin e bërë nga agjencia i lajmeve TASS, Naftogaz-i për 2 miliardë metër kub gaz natyror Gazprom-it më 12 tetor i kishte paguar 234 milionë dollarë, më 20 tetor 136 milionë dollarë dhe në fund të tetorit 64 milionë dollarë, gjithsej më shumë se 430 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button