Barker: Angazhimi gjerman për emrin varet nga ministri i ri i MPJ-së

Pas përbërjes së Qeverisë së re gjermane do të mund të dihet saktë nëse Gjermania do të angazhohet më intensivisht në kontestin për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, vlerëson Tajson Barker, drejtor për marrëdhënie transatlantike i fondacionit të madh gjerman Bertelsman në Uashington.

Kancelarja gjermane Angela Merkel kohë më parë u takua me ndërmjetësin e këtyre bisedimeve, ambasadorin Methju Nimic, pos sipas Barker, duhet të presim të përfundojnë negociatat maratonike të Merkelit për përbërje të Qeverisë së re me partnerin më të vogël – Partinë Social-demokrate, dhe të shihet se kush do të jetë minsitri i ri gjerman i Punëve të Jashtme.

“Gjithçka varet nga ajo se kush do ta marrë Ministrinë e Jashtme. Nuk mund të themi asgjë derisa nuk shohim se kush do ta marrë atë funksion. Për momentin duket sikur ai do të jetë ndonjëri nga SPD, por nuk dihet se kush. Kush do që të jetë, do të jetë kandidat më i mirë se Vestervele, dhe më mirë i udhëzuar për nevojat e politikës ndërkombëtare, sepse Vesterveles i nevojitej një kohë e gjatë të adaptohet me detyrën”, thotë Barker.

Minsitri i deritanishëm gjerman i Punëve të Jashtme, Gvido Vestervele, ish lider i Demokratëve të lirë nga Gjermania, u hoq nga Qeveria, pasi që partia e tij për pak nuk arriti ta kalojë pragun për të hyrë në përbërjen e re të Bundestagut në zgjedhjet që u mbajtën më 22 shtator. Merkel, koalicioni i së cilës, i përbërë nga Partia Demokristiane dhe Unioni bavarez kristian-social, për atë arsye duhej të fillonte negociata për koalicion me rivalen – Partinë social-demokrate, të cilat ende janë pa epilog.

“Maqedonia, dhe i tërë Ballkani Perëndimor, janë çështje të cilat do të varen nga interesi personal i minsitrit të ri të Punëve të Jashtme. Vetë Merkeli, nuk do të merret me Ballkanin. Ajo do të punojë në fuqitë e mëdha, si Rusia, vlerëson Barker, institucioni i të cilit është ndër organizatat kryesore analitike gjermane në SHBA. profesori amerikan, Daniel Server, kohë më parë bëri thirrje që SHBA-ja dhe Gjermania të angazhohen rreth tejkalimit të kontestit për emrin, dhe të bëjnë presion ndaj Greqisë që përfundimisht të zhbllokohen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për hyrje në NATO për Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button