Njëzet vendet me ekonomi më të madhe në botë

SHBA-të janë në pozitën e parë sa i përket ekonomive më të mëdha në botë. Me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) prej 17,4 trilionë dollarë SHBA-të janë në krye, pasuar nga Kina, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Brazili dhe Italia, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas përmbledhjes së gazetarit të AA-së bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, me çmimet aktuale në bazë të PBB-së për vitin 2014, SHBA-të me 17 trilionë e 419 miliardë dollarë PBB është ekonomia më e madhe në botë.

SHBA-të i ndjek Kina me 10.3 trilionë dollarë PBB, më pas Japonia me 4.6 trilionë dollarë PBB, Gjermania me 3.9 trilionë dollarë PBB dhe Britania e Madhe me 2.9 trilionë dollarë PBB.

Sa i përket peshës ekonomike, Franca me 2.8 trilionë dollarë PBB në zë vendin e gjashtë, ndërsa Brazili me 2.3 trilionë dollarë PBB në ndodhet në vendin e shtatë.

Nga ana tjetër Italia me 2.1 trilionë dollarë PBB është në vendin e tetë, e nënta India me 2 trilionë dollarë PBB, dhe në pozitën e dhjetë Federata Ruse me rreth 1.9 trilionë dollarë PBB.

– Turqia është në vendin e 18-të

Kanadaja (1.8 trilionë dollarë), Australia (1.4 trilionë dollarë), Koreja e Jugut (1.4 trilionë dollarë), Spanja (1.4 trilionë dollarë) dhe Meksika (1.3 trilionë dollarë) janë vendet me mbi 1 trilionë dollarë PBB.

Indonezia me 888.5 miliardë dollarë PBB ndodhet në vendin e 16-të, Holanda me 869.5 miliardë dollarë PBB në vendin 17-të ndërsa Turqia me 799.5 miliardë dollarë PBB është ekonomia e 18-të më e madhe në nivel botëror.

Turqinë e ndjekin Arabia Saudite (746.2 miliardë dollarë) dhe Suedia (570.5 miliardë dollarë) në listën e ekonomive më të mëdha në botë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore me çmimet aktuale PBB për vitin 2014, 25 shtete me ekonomi më të mëdha në botë (me përjashtim të Bashkimit Europian) janë këto:

Shteti PBB (Dollarë)
SHBA 17.419.000.000.000
Kina 10.360.105.247.908
Japonia 4.601.461.206.885
Gjermania 3.852.556.169.656
Mbretëria e Baskuar 2.941.885.537.461
Franca 2.829.192.039.172
Brazili 2.346.118.175.194
Italia 2.144.338.185.065
India 2.066.902.397.333
Federata Ruse 1.860.597.922.763
Kanada 1.786.655.064.510
Australia 1.453.770.210.672
Korea e Jugut 1.410.382.943.973
Spanja 1.404.306.536.058
Meksika 1.282.719.954.862
Indonezia 888.538.201.205
Holanda 869.508.125.480
Turqia 799.534.963.354
Arabia Saudite 746.248.533.333
Suedia 570.591.266.160
Nigeria 568.508.262.378
Polonia 548.003.360.279
Argjentina 540.197.457.444
Belgjika 533.382.785.676
Venezuela 509.964.084.931

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button