Partitë e “vogla” më të interesuara për zgjedhje

Pas arritjes së marrëveshjes së “Perzhinos” në mes katër partive më të mëdha politike, hapi tjetër padyshim se është zbatimi i zgjedhjeve parlamentare në jashtëzakonshme, në frymën demokratike.

Zgjedhjet tek shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë sjellë asnjëherë risi, sepse tanimë në disa cikle zgjedhore e shohim si parti fituese tek blloku politik shqiptarë Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, ndërsa si parti e dytë çdoherë po na radhitet Partia Demokratike Shqiptare, e cila po rezulton shumë ulët në krahasim me BDI ndërsa shumë bindshëm para partisë së tretë.

Kur të përmendet partia e tretë, këtu më duket ka qenë çdo herë fokusi i partive më të vogla politike, se a thua cila prej tyre do të përfundonte e treta në atë  “betejë” politike. Këtë aventurë e kanë provuar disa parti por deri më tani kanë rezultuar si përpjekje të kota.

Në përbërjen parlamentare 2002-2006

Bashkimi Demokratik për Integrim mori primatin dhe me 15 deputet doli fitues, e dyta u radhit PDSH me 7 deputet, ndërsa për vendin e tretë në luftë të ngushtë ishin PPD me 2 deputet, Partia Popullore me 1.

Në përbërjen parlamentare 2006-2008

BDI morri 13 deputet, PDSH 11, PPD 3, dhe deputeti i pavarur Fadil Sylejmani

Në përbërjen parlamentare 2008-2011

BDI 18 deputet, PDSH 10, deputeti i Pavarur Rexhep Dauti.

Në përbërjen parlamentare 2011-2014

BDI 13, PDSH 8, Rilindja Demokratike Kombëtare 2,

Në përbërjen parlamentare 2014-2016

BDI 20, PDSH 7.

I ceka të gjitha këto rezultatet për ta bërë një kronologji të ngjarjeve dhe garën për atë vendin e tretë sepse tanimë nuk ka dilema rreth dy partitë e para, dhe dallimi i cili është mes partisë së dytë dhe asaj të tretë.

Dhe nëse këto zgjedhje kanë qenë të preferuara, apo i ka dëshiruar janë pikërisht partitë e reja, të cilat si në çdo cikël zgjedhore tek shqiptarët i kemi me bollëk.

Tani parashtrohet një pyetje se a thua partitë e reja si Lëvizja Besa, Lëvizja për reforma në PDSH, RDK, Uniteti ndoshta deri në zgjedhje do ta kemi edhe ndonjë, nuk do ta kenë fatin e njëjtë si të Hisni Shaqirit, Bardhyl Mahmutit, Imer Selmanit, Rufi Osmanit, Kastriot Haxhirexhës, Xhezair Shaqirit, Muhamed Halili etj mbetet të shihet.

Partitë e reja asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje, dhe realisht i mbanë gjallë shpresa se mund të arrin diçka.

Por edhe nëse ndonjëra prej tyre do të arrinte të dalte e treta por me një numër të konsiderueshëm të votave apo do të fitonte rreth 45-50 mijë vota do të ishte rezultat i kënaqshëm.

Sepse nëse trupi votues tek shqiptarët është afërsisht rreth 250 mijë vota, me 50 mijë vota partia e tretë do të ishte një subjekt shumë domethënës dhe faktor, por çdo rezultat ndër këtë do të ishte një dështim.

Por në koluaret e këtyre partive politike, dalin me matematika shumë të fryra, ndoshta duke e shpallë vetën edhe fitues të zgjedhjeve.

Tek shqiptarët unë personalisht nuk pres shumë ndryshime, sepse nuk ka ndodhë diçka shumë madhore apo e jashtëzakonshme, sikur tek pozita dhe opozita maqedonase, të cilat krijuan një gjendje të jashtëzakonshme, kurse tek shqiptarët relativisht ka qenë një gjendje e qetë

Dhe këto zgjedhje do të ishin shumë interesantë vetëm për LSDM tek maqedonasit, dhe partitë e reja tek shqiptarët, të cilët i futen garës për vendin e tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button