Vulin sot në Mitrovicë prezanton stemën e qytetit

Ministri serb pa portofol që në fakt është ministër i Serbisë për Kosovën Aleksandar Vulin, sot në Mitrovicë do të marrë pjesë në prerjen e tortës së festive me rastin e festës së pagëzimit të qytetit, njofton B92. Prerja e tortës është paraparë në orën 11 në sheshin Shumadija.

Pas prerjes së tortës festive dhe prezantimit të stemës së qytetit të Mitrovicës, Vulin do të mbajë një fjalim e pas tij do të flasin edhe klerikë e zyrtarë të tjerë serbë.

Vulin me këtë rast për foshnjat serbe të lindura në Kosovë gjatë vitit 2013 do të shpërndajë ndihmë në të holla.

Është paralajmëruar që Vulin në orën 12 të marrë pjesë në nënshkrimin kartës së vëllazërimit të Mitrovicës me Uzhicën dhe me komunën beogradase Vozhdovac, transmeton koha.

Pastaj Vulin do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të ndërtimit të urës në Lepoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button