Vuçiq: Për Maqedoninë dhe Malin e Zi, Kosova më e rëndësishme se Serbia

Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s ditën e djeshme refuzoi pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Megjithëse votuan shumica e vendeve anëtare të këtij organi, Kosovës iu deshën edhe 3 vota për t’u bërë anëtare e plotë.

Në listën e shteteve që votuan pro anëtarësimit të Kosovës ishin edhe shtetet fqinje, në mesin e të cilave Maqedonia dhe Mali i Zi. Për faktin se këto dy ish-republika jugosllave votuan pro Kosovës e jo pro Serbisë, ka reaguar kryeministri i kësaj të fundit, Aleksandër Vuçiq.“

Në lidhje me Maqedoninë dhe Malin e Zi… ne i falënderojmë për veprimin e tyre. Do të jemi në gjendje që ta respektojmë vendimin e tyre. Dëshirojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, dhe do të jemi në gjendje ta respektojmë veprimin e tyre – kanë treguar se Prishtina është më e rëndësishme për ta se Serbia”, ka thënë Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button