Biznesmeni 11-vjeçar që fiton £1,000 në javë!

Thonë se është mirë ta dish se çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni, por ky fëmijë tashmë ka arritur ende pa u rritur.

Ky sipërmarrës i ri është duke bërë më shumë se 1,000 funte në javë – dhe ai është vetëm 11-vjeç.

Henry Patterson filloi shitjen e plehut organik para se të shiste ëmbëlsira, dhe tani ka investuar në të ardhurat e tij dhe ka përdorur 17,000 funte të grantit për të arritur qëllimet e tij të reja të biznesit.

Biznesmeni i ri ka zbuluar se produktet e tij tani blihen nga më shumë se 70 kompani të ndryshme, dhe shitjet e kompanisë së tij tani kanë kaluar shifrën e 65,000 funteve, transmeton lajmi.net.

Pasi përdori fitimet e tij për të blerë një qenush, Henry – i cili jeton në Lidlington, Bedfordshire – ka lansuar një kanal të vet në YouTube për fëmijë dhe është duke shkruar një libër biznesi për vitin e ardhshëm.

Vogëlushi, i cili ishte emëruar ‘gjeniu i biznesit’, filloi të kishte ide të biznesit qysh në moshën 5-vjeçare. Ndërmarrja e tij e parë përfshinte shitjen e qeseve të plehut për 1 funt kur ai ishte 7 vjeç, përpara se të lansonte një dyqan në eBay për të shitur gjërat që ai i blinte nga dyqanet bamirëse.

lulëzojë një biznes.

Henry tha: “Këshilla ime kryesore është që të filloni me shitje në treg të hapur. Kështu ju mësoni si të shfaqeni, mësoni për çmimet, mësoni si t’i ruani paratë dhe si të bisedoni me klientët. Të gjitha këto aftësi do të ju duhen në të ardhmen”. (lajmi.net)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button