Autobusët nëpër kryeqytet në garë, kush i parë të merr udhëtarët

Nëpër lagjet e Shkupit, autobusët garojnë kush më parë do të mbledh udhëtarët nëpër stacione.

Qytetarët në vazhdimësi ankohen se nuk ndjehen të sigurtë nëpër autobusët privat kur ndodhin ‘gara’ të tilla, sepse shpesh ndodh që autobusët të kalojnë në semafor të verdhë, madje edhe në të kuqe.

‘Është trishtim i madh të vozitesh me autobusët privat, lere që janë shumë të vjetër disa prej tyre, por vozisin si të cmendur. Paramendo të ndodh aty ndonjë grua shtatzënë, me siguri do të abortojë nga shpejtësia dhe ndalesa që bëhet aty për aty’ tha një studente.

‘Vozisin si në gara të formulave… garojnë kush arrin i pari të merr udhëtarët, mendoj se duhet të ketë rend, të respektohen shenjat e komunikacionit, aty voziten njerëz dhe jo kafshë’ tha Sokol Mehmeti.

Nga ndërmarrja e transpoertuesve privat ‘Slloboda prevoz’ thonë se kohën e fundit kanë më pak ankesa nga ana e qytetarëve për vozitësit e pa kujdesshëm, por gjithsesi se gjykojnë një sjellje të këtillë.

‘Gjithnjë e më pak ankesa vijnë nga qytetarët deri tek ne, por ne mund të sanksionojmë ndonjë shofer vetëm në rast se ndonjë udhëtarë paraqet rast konkret tek ne, me detaje, kush ka qenë vozitësi, në cilën periudhë të ditës ka ndodhur, të na tregoj numrin e autobusit, tabelat e regjistrimit… dhe të veprojmë sipas ligjeve tona’ thotë Lenin Jovanovski, drejtor i ndërmarrjes./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button