Labinota Murtezi: Ata që fajsojnë vendet islame për mospranimin e Kosovës në UNESCO!

Labinota Demi-Murtezi, deputete në Kuvendin e Kosovës, ka folur rreth mospranimit të Kosovës në UNESCO.

Pas reagimeve të shumta nëpër rrjetet sociale për fajësimin e vendeve islame, Labinota vlerëson se ndarja e qytetarëve dhe analistëve në dy blloqe “shtetet islame” dhe “shtetet e krishtera” tregon më së miri unifikimin tonë.

“Pas dështimit të Kosovës në Unesco, po shohim e po lexojmë analiza nga më të ndryshmet rreth asaj se kush dhe pse votoi kundër futjes së Kosovës në këtë institucion me renome. Shumë qytetarë e analistë fajsojnë vendet islame, me votën kundër të të cilave jam e pakënaqur edhe unë, pastaj shohim edhe disa kundërpërgjigje prej qytetarëve se shtetet me shumicë të popullsisë katolike të cilat nuk e votuan Kosovën janë në numër më të madh se ato islame”.

“Ndarja e qytetarëve dhe analistëve në dy blloqe “shtetet islame” dhe “shtetet e krishtera” tregon më së miri unifikimin tonë në raport me vlerësimin e monumenteve dhe trashëgimisë sonë të përbashkët. Le t’i drejtojmë gishtin vetes. Çfarë kemi bërë ne për shtetin tonë në këtë drejtim? Sa i kemi shfrytëzuar resurset tona humane e kulturore, për të ndërtuar ura bashkëpunimi? Apo, duke mohuar një pjesë të pasurisë tonë fetare e duke u distancuar nga realiteti në momente të caktuara, i bëm shërbim të keq vendit tonë?!”, shkruan në rrjetin social Facebook, Labinotë Demi Murtezi./ Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button