Behgjet Pacolli: Nuk është fundi i botës

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar nëpërmjet Facebook-ut për mospranimin e Kosovës në UNESCO.
Sipas tij, rezultati i fundit në UNESCO nuk ishte fundi i botës, përkundrazi.

“Ne arritëm një rezultat të shkëlqyer përballë një shteti që mobilizoi kundër nesh burime të mëdha. 92 shtete (jo të gjithë ishin të pranishëm), votuan pro nesh. U fol për Kosovën, fituam miq të rinj dhe do fitojmë akoma më shumë miq”, ka shkruar ndër tjerash Pacolli.

Ja reagimi i plotë i tij në Facebook:

“Rezultati i fundit në UNESCO nuk ishte fundi i botës, përkundrazi. Ne arritëm një rezultat të shkëlqyer përballë një shteti që mobilizoi kundër nesh burime të mëdha. 92 shtete (jo të gjithë ishin të pranishëm), votuan pro nesh. U fol për Kosovën, fituam miq të rinj dhe do fitojmë akoma më shumë miq. Po të kishim patur pak më shumë kohë, mes atyre që abstenuan do kishim siguruar dhe tri vota të tjera. Duhet ende shumë punë, nevojitet lobim të shtetet që nuk na kanë njohur. Po ashtu, duhet kontakt permanent me shtetet që na kanë njohur. Polonia, Japonia, Korea ishin shembuj. Na vjen mirë që ka lëvizje pozitive tek Ruanda, Mali, Nigeria, Sudani, etj., që abstenuan.

Ky mobilizim sërb ishte krejtësisht pa kuptim, sepse ne nuk kërkonim të bënim luftë, por veçse të siguronim më shumë mbështetje ndërkombëtare, për shkollat tona, shkencën tonë, objektet tona të trashëgimisë historike dhe kulturore. Kjo ishte vetëm një betejë virtuale që nuk e fitoi askush. Beteja e vërtetë është mbyllur në qershor 1999, dhe dihet rezultati i saj. Sërbia nuk fitoi asgjë prej këtij rezultati të ngushtë që prapë na nxjerr ne fitimtarë. Ne mësuam shumë nga lobimi, nga koniunktura ndërkombëtare, nga procedurat e organizatave globale, etj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button