Ja sa e kishte rrogën Enver Hoxha

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22-të. Ai e mbajti këtë detyrë nga 23 tetori 1944 deri më 19 korrik 1954, plot 9 vjet, 9 muaj e 26 ditë.

Në librin e tij më të ri, gazetari dhe pedagogu Roland Qafoku i jep të njëjtën hapësirë edhe diktatorit shqiptar Enver Hoxha, si edhe drejtuesve të tjerë të shtetit shqiptar. Veçse ai e përdor shumë rrallë përcaktorin “diktator”.

Rroga e Enver Hoxhës

Kryeministër, ministër i Mbrojtjes, ministër i Jashtëm, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH, gjeneral kolonel, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Askush nuk ka mbajtur njëkohësisht kaq shumë detyra në historinë e shtetit shqiptar.

Por sa e kishte rrogën Enver Hoxha? Revista “Time”, e vitit 1971, zbulon se Hoxha merrte 2 mijë lekë të rinj, ose me kursin e asaj kohe 240 dollarë amerikanë, transmeton Shekulli.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Une e jetova Enverin dhe punova ne sistem 27 vjete,por me keto qe po degjojme po ju shkruaj se AI ka punuar gjysem shekulli per tju mos ju canceluar emri nga historia qofte edhe per te keqe,ndonse e dinte dhe vete se ishte ne te keqe,mendoj qe shqiperia sot te mendoje per shqiptaret dhe jo te jetoj Ate qe nuk po ja heqe dot nga mendja.Semundje e keqe thua te jete baraz kancer qe nuk sherohen keta njerez,gjithmon me arrin kjo pyetje deri kur…………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button