Krasniqi: Askush mos t’i gëzohet kësaj fitoreje të Rusisë

Publicisti Milazim Krasniqi ka reaguar pas mospranimin e Kosovës në UNESCO. Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se agjencia e famshme e lajmeve AP e ka quajtur me të drejtë këtë fitore të Rusisë.

“Është fitore e Rusisë dhe e aleatëve të saj, me Sirinë e Asadit si simbolin e tyre. Është hakmarrje nga Lufta e Ftohtë që po ringjallet si luftë e ndytë. Prandaj, asnjë shqiptar nuk ka arsye t’i gëzohet fitores së Rusisë kundër shtetit tonë dhe aq më pak të provojë t’i bëjë dëm me këtë pretekst. Prej ditës së sodit duhet të fillojmë të përgatitemi për sulme të reja shumë më brutale të Serbisë e të Rusisë ndaj Kosovës, që nga ato propagandistike e politike, deri te sulmet e mundshme terroriste, për destabilizimin dhe dështimin e shtetit tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Prandaj, sipas publicistit Krasniqi, e vetmja rrugë që na mbetet është uniteti qytetar e kombëtar, fuqizimi i shtetit dhe rritja e partneritetit me aleatët tanë, që bënë shumë edhe për pranimin e Kosovës në UNESCO. “Nëse dalim jashtë kësaj traseje, definitivisht mund të përfundojmë në gojën e ariut rus”. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button