Ndotja e bregdetit ende pa përgjegjës, peshkimi nis në thellësi

re ditë pas masakrës mjedisore në Durrës nuk ka ende një përgjegjës. Burime nga grupi hetimor, i cili u ngrit me urgjencë për të zbardhur ngjarjen, bëjnë me dije se do të jenë rezultatet e analizave të Ministrisë së Mjedisit që do të identifikojnë mjetin lundrues që shkarkoi hidrokarburet në det.

Burime nga Kapiteneria e Portit, nuk përjashtojnë pistën që ndotja mund të ketë ardhur edhe nga toka, ndaj po monitorohet dhe kontrollohet e gjithë vija bregdetare nga kepi i Rodonit deri në Spille të Kavajës, transmeton OraNews.

Hetuesit kanë kërkuar nga Instituti i Metrologjisë të dhënat atmosferike të motit dhe rrymat në det, ndërkohë që janë konstatuar dy mjete lundruese, një anije italiane që transportonte hidrokarbure dhe një tjetër që është ankoruar në portin e Malit të Zi, për të cilat është kërkuar verifikimi i depozitave të vajit të djegur të motorëve, për të parë nëse janë të boshatisura.

Mostrat do të ballafaqohen me ato në bregdetin e Durrësit.

Hetimet po ecin me ritme të ngadalta, sektori i peshkimit ka rinisur aktivitetin pasi peshkatarët po peshkojnë në zona të thella

Klodian Kapiti, kryetar i shoqatës së peshkatarëve: “Anijet sot kanë dalë në det pas të gjitha verifikimeve që kanë bërë organet kompetente dhe strukturat që ishin ngritur. Situata ishte katastrofike, por kushtet atmosferike kanë qenë në favorin tonë. Çka do të thotë se mbetjet e mëdha të hidrokarbureve në det i ka disiplinuar në gjirin e Durrësit dhe afër bregut.

Si pasojë e derdhjes së hidrokarbureve, ëhstë ndotur një vijë bregdetare prej të paktën 3 km, ndërkohë që nëse shpallen faktor, personat përgjegjës rrezikojnë deri në 10 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button