Greta flet për aksidentin gjatë xhirimeve

Suksesi i madh i bashkëpunimit të tyre të titulluar “Mas miri” bëri që Greta dhe Goldi të bashkohen për një tjetër këngë.

“Me mu” titullohet kënga e re, pjesë e së cilës do të jetë edhe këngëtarja Eni Koçi, transmeton Telegrafi.

Përkushtimi i madh i artistëve që projekti të finalizohet mirë, ka bërë që Greta të pësoj një aksident gjatë xhirimeve të këtij klipi.

Për Telegrafin, Greta konfirmoi se ka pësuar një aksident, por duke thënë se tashmë çdo gjë ka kaluar.

“Po, është e vërtetë që pësova një aksident të vogël, por kaloi me vetëm një gërvishtje dhe jo diçka e madhe”, tha këngëtarja, e cila këto ditë është e angazhuar edhe rreth konkurimit të saj në pozitën e kryetares së FRPD-së.

“Me mu” pritet të publikohet brenda pak ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button