Bashkëpunim nga Adelina Berisha dhe Stresi

Këngëtarja Adelina Berisha dhe reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj do të vijnë me një projekt së bashku.

Për Telegrafin Adelina e konfirmoi bashkëpunimin duke thënë se gjithçka është në fazën fillestare.

“Po jemi duke realizuar një këngë së bashku, por nuk mund të flas asgjë rreth saj sepse ende është në fazat fillestare të realizimit”, tha Adelina.

Kënga sipas këngëtares do të vijë e realizuar me videoklip dhe pritet që para festave të fundvitit të jetë gati për publikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button