Dita e parë e Janevës sekret, në zyrat e saj zhvillohen ndërtime

Në hapësirat ku sot Gjykatësja speciale, Katica Janeva, duhej të fillonte punën e saj po zhvillohen ndërtime. Në vend të saj, aty futen punëtorët kurse nga brenda mund të dëgjohen zhurma që tregojnë se po thyhen mure dhe besohet që ky riparim do të zgjasë për një kohë, njofton Telma, transmeton Portalb.

Para objektit ndodhet vetëm një polic i cili ishte i kujdesshëm që askush të mos i afrohet ndërtesës madje të mos shfrytëzohet as ulësja përpara saj.

Për këtë nuk është arritur të merret as prononcimi i Janevës dhe as i institucioneve të tjera për të mësuar nëse Janeva ka kërkuar tashmë që lëndët t’i kalohen asaj.

Dita e parë e punës së gjykatëses speciale mbetet fshehtësi kurse publiku e pret vendimin e Gjykatës kushtetuese për të parë kushtetutshmërinë e saj.

Sipas ligjit për Prokurori speciale, Janeva dhe ekipi i saj sapo t’i kërkojnë lëndët, gjykata ka afat 8 ditë t’u kthej përgjigje dhe t’ua dorëzojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button