Google, logon e sotme ia kushton aktores dhe inovatores amerikane, Lamarr

Kërkuesi më i madh i internetit Google logon e sotme ia kushtoi 101 vjetorit të ditëlindjes së aktores së filmit dhe inovatores amerikane Hedy Lamarr. Me këtë rast, Google i kushtoi edhe një film të shkurtër animus Lamarr-it për të cilën nga kompania theksojnë se bën pjesë në rradhët e grave të cilat kanë bërë hapa të rëndësishëm në historinë e njerëzimit.

“I duam rrëfimet për arritjet femërore në dituri dhe teknologji. Kur është fjala për yllin e Hollywood-it të viteve të 40-ta e cila u bë inovatore dhe ndihmoi zhvillimin e teknologjisë që sot të gjithë e shfrytëzojmë..Këtë doemos duhet ta ndajmë me botën”, theksuan nga Google.

Përveç se është llogaritur si njëra nga femrat më të bukura të kohës së vet, Lamarr ka qenë edhe inovatore në sferën e komunikimit pa tel.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë kundërshtare e hapur e Gjermanisë fashiste. Për këtë arsye në vitin 1942 krijoi patentë të menaxhimit të torpedove nëndetëse me ndryshimin e frekuencave ku atëbotë ishte e pamundur.

Në bazë të kësaj patente mbështetet teknologjia e sotme e cila përdoret në botën e telefonisë celulare dhe internetit pa tel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button