Tetovë, Eurohuman mbledhë ushqimi dhe veshmbathje për refugjatë

Ju informojmë se EUROHUMAN – dega Tetovë, është e angazhuar për sigurimin e ushqimit dhe veshmbathjeve për refugjatët sirianë të cilët kalojnë tranzit nëpër Maqedoni.

Ne si organizatë që veprojnë në Tetovë dhe rrethinë, në bashkëpunim me organizatat tjera kemi marrë përsipër organizimin për mbledhjen e veshjeve dhe ushqimeve për fëmijë.

I lusim të gjithë banorët e Tetovës dhe rrethinës, të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë në gjëra ushqimore ose të holla të na kontaktojnë.

Gjithashtu kemi nevojë edhe për aktivistë që duan të kontribojnë në mbledhjen, organizmin dhe shpërndarjen e ndihmave.

Mund të kontaktoni në llogarinë zyrtare të facebookut Eurohuman Dega Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button