Militantët e grupit Abu Sayyaf liruan pengun për 640 mijë dollarë

Një grup militant i lidhur me Al-Kaedën, Abu Sayyaf mbrëmë liroi pronarin e një restoranti në Malajzi i cili u rrëmbye shtatë muaj më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia tha se Thien Nyuk Fun (50) arriti në qytetin Sabah pasi i pagoi grupit ryshfet prej 640 mijë dollarësh.

Përndryshe, grupi Abu Sayyaf është i njohur për aktivitete terroriste të kryera nga viti 1991 në ishujt mes Malajzisë dhe Filipineve. Qëllimi i këtij grupi militant është formimi i “shtetit të pavarur islamik” në Mindanao dhe Sulu në jug të vendit.

Të armatosur me pajisje të improvizuara shpërthyese, mortaja dhe armë automatike anëtarët e grupit kryejnë sulme me bomba, rrëmbime, vrasje dhe grabitje në luftën e vetëshpallur për pavarësinë e provincave muslimane në Filipine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button