Georgievski nga VMRO-DPMNE: Dënojmë sulmin kundër mjekut

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Georgievski, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Qendrën Klinike të Shkupit “Nëna Terezë” në të cilën mjeku nga Kirurgjia abdominal u lëndua nga arma e zjarrit, raporton Portalb.

“Dënojmë sulmin kundër mjekut. Solidarizohemi me mjekët. Ata kanë besimin dhe mbështetjen tonë. Kërkesën e LSDM për dorëheqje të Todorovit e vlerësojmë si tendencë për të fituar poenë politik. Kërkojmë që të dënohet ky akt. Kjo që ndodhi është edhe rezultat i kampanjës së errët nga LSDM dhe mediat e Sorosit. Apelojmë që kjo ngjarje të mos politizohet”, tha deputeti i VMRO-DPME-së Zoran Georgievski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button