Gjykata në rajonin Liege të Belgjikës vendos ndalimin e shamisë nëpër shkolla

Gjykata e Apelit në rajonin Liege të Belgjikës ka miratuar dhe vendosur ndalimin e shamisë nëpër shkolla, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me vendimin e marrë në vitin 2013 nga këshilli bashkiak në Verviers në lidhje me rregulloren që “ndalon veshjet me simbole të grupeve fetare ose politike dhe atyre filozofike” në shkolla, gjykata ka vendosur se rregullorja në fjalë nuk ka si qëllim ndonjë grup apo fe, dhe se ajo është një ndalim i përgjithshëm dhe nuk është diskriminuese.

Një organizatë joqeveritare e quajtur “Drejtësi dhe Demokraci” me familjen e një nxënëseje muslimane, me pretendimet se rregullorja që ndalon simbolet fetare është “diskriminuese” patën hapur një padi. Më pas gjykata rajonale kishte refuzuar këtë kërkesë dhe kjo çështje ishte dërguar në apel.

Teksa në Belgjikë nuk ka ndonjë rregullore të përgjithshme që ndalon në shkolla simbolet fetare, vetëm në disa shkolla të caktuara pranohen nxënësit të mbuluara me shami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button