Dorëhiqet Argjend Beqiri nga posti trajner i Gostivarit

Kryesia e Klubit të Futbollit Gostivari, në mbledhjen e fundit të mbajtur, ka pranuar dorëheqjen e trajnerit të deritanishëm Argjend Beqiri, transmeton Radio Vala.

Dorëheqja e trajnerit Argjend Beqiri është një akt moral nga ana e tij, pas rezultateve të fundit jo të mira me KF Gostivarin.

Kujtojmë që në pozitën e trajnerit Argjend Beqiri erdhi pas dorëheqjes një vit më parë të ish trajnerit Mensur Jakupi. Beqiri sezonin e kaluar me ekipin e Gostivarit u pozicionua në vend të tretë në Ligën e Dytë dhe zhvilloi ndeshje balotazhi për plasman në Ligën e Parë.

Sezonin 2015/16 KF Gostivari e filloi mirë, por ndeshjet e fundit rezultatet ishin jo të mira, sidomos u pësuan tre humbje në kampionat në terren vendas.

Nga KF Gostivari për Radio Vala theksojnë se punojnë intensivisht për angazhuar trajnerin e ardhshëm, që do ta kthente klubin në rrugën drejt synimit për plasman në kreun e tabelës që çon në Ligën e Parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button