Tetovë, në shkollën fillore “Liria”, mungojnë 60% e librave

Edhe pse viti shkollor ka mbi dy muaj që ka filluar, nxënësit e shkollave fillore janë akoma pa libra, njofton Telegrafi.

Në shkollën fillore “Liria” të Tetovës mungojnë 60% e librave, edhe pse nga kjo drejtori kanë aplikuar në Ministrinë e Arsimit për libra, ata deri më tani nuk kanë marrë të njëjtat dhe u është premtuar se do t’i marrin së shpejti. Drejtoresha e shkollës fillore ‘Liria’, Shpresa Iseni, tha se është e vërtetë se ne kemi një mungesë të librave dhe jemi duke pritur, një pjesë e kemi marrë dhe një pjesë do ta marrim dhe besoj se do të na arrijë së shpejti se ashtu na kanë premtuar.

Iseni u përgjigj shkurt se “përafërsisht kemi mungesë të 60% të librave”.

Në këtë shkollë ka 110 nxënës dhe në mungesë janë përafërsisht rreth 6 mijë libra.

Edhe në shkollat tjera të komunës së Tetovës ka mungesë librash, ndërsa nga ana e Ministrisë së Arsimit kanë fajësuar drejtorët e shkollave se nuk i paraqesin mungesën në kohë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button