Shkup, kushtet e Çerdhes “11 Tetori”, tmerrojnë prindërit (FOTO)

Prindërit e revoltuar nga pamjet e tmerrshme të çerdhes “11 Tetori” në Shkup- Veri reagojnë kundër mënyrës së funksionimit të çerdhes në Komunën Butel dhe kërkojnë nga organet kompetente të ndërmarrin masa të menjëhershme në këtë drejtim deri sa nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre të deritanishme, njofton Portalb.

Ata thonë se çerdhet janë vend ku fëmijët e tyre marrin hapat e parë të zhvillimit ndërsa krahas kushteve të tmerrshme në grupe nuk mund të zhvillohen aktivitete në kushte standarde për shkak të numrit të stërngarkuar të fëmijëve i cili kalon gati 50 % të numrit të lejuar me ligj ndërsa në këtë rast duhen të ngrehet iniciativë për hapjen e grupeve të reja ose të sistemohen ato në kuadër të kushteve të çerdhes.

Ata thonë se çdoherë kur kanë kërkuar të takohen me drejtoreshën nuk kanë pas mundësinë pasiqë ajo ose nuk ka qenë prezentë në zyrën e saj ose i ka drejtuar te “përgjegjëset” të cilat nuk kanë asnjë kompetencë të vetme. Kjo i ka detyruar që ata të publikojnë edhe fotografitë e tmerrshme si dhe të ngrejnë zërin e tyre publikisht kundër padrejtësive të cilat i bëhen në këtë institucion. /Portalb

^5FC46DFD3C26D6A706AB806297BB54592F67B6644197771537^pimgpsh_fullsize_distr

^030A1FD664D3D96D7F706F5F02D7EC39E5DA8C26B4C7C71422^pimgpsh_fullsize_distr

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button