LR-PDSH: Gjesti i dëmtimit të xhamisë në Kriva Pallankë dëmton bashkëjetesën fetare

“Gjesti i dëmtimit të xhamisë në Kriva Pallankë dëmton bashkëjetesën fetare në vend. Shteti të sanojë dëmet, huliganët të vihen para përgjegjësisë”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së në lidhje me rastin e demolimit të një xhamie në Kriva Pallankë nga disa protestues të cilët protestuan me moton “kundër islamizimit të Kriva Pallankës”.

“Urgjentisht  policia e vendit të intervenojë me shpejtësi për gjetjen, ndërsa organet gjyqësore për nxjerrjen para ligjit të huliganëve islamofob që demoluan xhaminë në Kriva Pallankë. Kjo nuk është hera e parë që huliganët në përgjithësi të përkatësisë maqedonase demolojnë objektet fetare islame. Është e pa tolerueshme ky dëmtim i shtëpisë së kultit në Kriva Pallankë, prandaj policia menjëherë të gjejë keqbërësit të cilët dëmtojnë edhe bashkëjetesën fetare në vend”, shtojnë nga LR-PDSH.

Nga atje kërkojnë që shteti t’i riparojë të gjitha dëmet me qëllim që xhamia të rivihet në normalitet

“Ndërkaq, shteti të intervenojë në kompensimin e dëmeve me qëllim që xhamia të rivihet në normalitet. Objektet fetare janë pasuri për vendin, ndërsa dëmtimi i tyre dënohet me ligjet e vendit. Islamofobia është e dëmshme edhe për objektivat e vendit për integrime euro-atlantike ndërkaq cenon bashkëjetesën fetare”, reagojnë nga LR-PDSH.

Lexo:Protestë kundër ndërtimit të xhamisë në Kriva Pallankë

Lexo: Kriva Pallankë, demolohet objekti ku myslimanët kryenin ritet fetare (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button