Dibra bëhet me gjimnaz modern

Meqenëse kushtet e ndërtesës së vjetër nuk ishin të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor, autoritetet kërkuan zgjidhje dhe vendosën të ndërtohet një objekt i ri shkollor. Agjencia Turke për Zhvillim – “Tika” bëri financimin e punimeve dhe tash objekti i ri i gjimnazit është në përfundim e sipër. Ka një hapësirë prej 5400 metër katrorë, me një kapacitet që vlerësohet të jetë i mjaftueshëm për 700 nxënësit e gjimnazit të Dibrës, njofton TV21.

Nxënësit mezi po presin të kalojnë në objektin e ri shkollor. Ata thonë se për shkak të kushteve jo të mira atyre iu vështirësohej  procesi mësimor.

Të njejtën përgjigje e thotë edhe njëra nga mësueset e këtij gjimnazi. Edhe Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata pohon se gjithçka po bëhet gati për të nisur mësimi në gjysmëvjetorin e dytë:

Prej në vitin 1962, kur the u themelua, gjimnazi i Dibrës nuk ka pasur objekt të vetin. Disa vite me radhë mësimet janë zhvilluar në objektin e një shkolle fillore, për t’u transferuar më pas në një objekt –montazh, të përkohshëm. Që nga viti i ardhshëm ky institucion pritet të gëzojë objektin e ri me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e procesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button