Detaje mbi rastin e sotëm në Kirurgjinë abdominale të Shkupit

Mjeku L.O (41) nga Kirurgjia abdominale në Shkup i cili ishte plagosur mëngjesin e sotëm nga një qytetar i pakënaqur për momentin është në gjendje stabile, mëson Plusinfo.

Operacioni ka përfunduar dhe në vijim është procedura e zgjimit të mjekut nga anestezioni. Si që mësohet mjeku nuk ka lëndime vaskulare të enëve të gjakut, as edhe lëndime të eshtrave. Por ka tre plagë. Në të ishin shkrepur 4-5 plumba

Personi që ka shkrepur me armë ka qenë i shoqëruar nga dy persona të cilët poashtu kanë filluar të demolojnë gjithçka para syve të tyre. Të gjithe janë arrestuar.

Mjekët e Klinikës së Shkupit kanë paralajmëruar protestë, sot në orët e pasdites si shenjë solidarizimi me kolegun e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button