Lëvizja Besa – Bogovinë: Ministri Izairi nuk e pastron as fshatin e vet

 Pas ndotjes vdekjeprurëse që ia ka shkaktuar qytetit të Tetovës, sipas Besës “ministri i Ndotjes së Ambientit Jetësor – Nurhan Izairi i BDI-së, sikur të mos i mjaftonte kjo, ka vendosur që ta shndërrojë në deponi edhe fshatin e tij, Pallçishtin”.

Nga atje thonë që duke e parë se si Komuna e Bogovinës për çdo ditë po bëhet një deponi e madhe nga mbeturinat e hedhura gjithandej dhe vend e pa vend nëpër shtratin e lumit në Pallçisht, nuk mund të mos e shtrojë pyetjen se a deri këtu ka arritur mazohizmi i këtij ministri, që nuk e ka as dertin e frymës së tij? A ka ky njeri fare ndërgjegje që e lejon edhe vetveten dhe familjen e tij të jetojë ndërmjet mbeturinave dhe si mund të jetë ai kaq indiferent pranë kësaj dukurie?

Nisur nga kjo nga Lëvizja Besa thonë që me keqardhje konstatojnë se përfaqësuesit e BDI-së në pushtet janë në gjendje t’i rrënojnë të gjitha parashikimet. Sipas tyre njeriu mund të mendojë se ata janë vetëm kundër popullit të tyre, por se janë edhe kundër vetvetes së tyre deri në këtë masë, kjo është për t’u befasuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button