Kosova nën sundimin e të ‘’fortëve’’ të mafio-politikës!

Kosova prej pasluftës është në anarki totale, ku sundojnë të ‘’fortit’’ e politikës dhe parapolitikës, ose më mirë të them mafio-oligarkët e politikës dhe të biznesit, që kanë zaptuar çdo segment shtetëror, madje edhe jetën e çdo qytetari të këtij vendi.

Këta banditë dhe kriminelë të politikës dhe parapolitikës kanë kapur drejtësinë, në mënyrë që të mbulojnë çdo rast të korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç kanë mbuluar me qindra e mijëra raste të tjera, të zyrtarëve të lartë  të politikës dhe parapolitikës, respektivisht partive në pushtet!

Dhe të gjitha ligjet i bëjnë sipas interesave të klaneve të caktuara partiake dhe oligarkëve të politikë dhe të biznesit, në mënyrë që të vazhdojnë krimin e tyre ekonomik dhe politik, përmes pushtetit që ushtrohet nëpërmes një kornize të caktuar, improvizuar ligjore.

Sepse pjesa dërrmuese e pushtetarëve dhe politikbërësve të sotëm janë pjesë e aferave dhe krimeve të ndryshme, ekonomike dhe politike.

Me paratë e vjedhura nga populli dhe shteti, këta kriminelë dhe mafiozë kanë degjeneruar në superluks, dhe falë tyre jemi sot në këtë gjendje të mjerueshme, me të cilët është dashur dhe duhet të merret Prokuroria e shtetit.

Nëse Prokuroria e shtetit e ka seriozisht luftën kundër ‘’peshqve të mëdhenj’’ të politikës dhe parapolitikës, atëherë duhet t’i godas e kokat krimit dhe korrupsionit, të cilët falë paprekshmërisë nga sistemi i drejtësisë, janë bërë ”shtet mbi shtet” në Kosovën e shkatërruar dhe të varfëruar, nga sundimtarët e mafio-oligarkët e politikës dhe të biznesit, të cilët janë bërë mbretërit dhe pashallarët e këtij vendi!

Por nuk kam besim që Prokuroria e shtetit do të ndërmerr një veprim të tillë, për ta goditur mafio-politikën.

Ky vend po rrëshqet drejt një diktature nga kjo klasë politike dhe bizneset kriminale, e sidomos nga këto dy parti që janë në pushtet, të cilat përmes monopolit në çdo segment shtetëror dhe në jetën ekonomike të qytetarëve të Kosovës, e kanë privatizuar dhe kapitalizuar jo vetëm shtetin e Kosovës, por edhe jetën e çdo qytetari të saj, jeta e të cilëve varet nga aventura dhe pedofilia e tyre politike!

Prandaj, Kosovës i duhet një Gjykatë Speciale për krime ekonomike, politike dhe krime të natyrave të ndryshme, i përbërë nga ndërkombëtarë dhe vendorë, për t’i ndëshkuar këta kriminelë dhe mafiozë të politikës dhe parapolitikës, falë të cilëve ky popull dhe ky shtet ka mbetur peng i pisllëqeve të tyre, sepse me këtë drejtësi që është në duart e tyre, këta s’do të largohen nga pushteti dhe as nuk do të ndëshkohen për krimet e tyre dhe pasurinë marramendëse, të krijuar në mënyrë të paligjshme, por do të vazhdojnë të sundojnë të qetë dhe pa ua prishur askush qetësinë, e në anën tjetër popullin duke e shtypur brutalisht me veprat e tyre kriminale dhe me varfëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button