Fëmijët e Vizbegut, 4km për të shkuar në shkollë

Derisa Komuna e Butelit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, flasin për projekte dhe premtime, rreth 800 nxënësit shqiptar të lagjes Vizbeg të Shkupit, mbeten pa shkollë dhe janë të detyruar të ecin çdo ditë në këmbë 4 kilometra për të arritur tek shkolla fillore ’26 Korriku’ në komunën e Shuto Orizarës. Banorët tanimë disa herë kanë bërë kërkesa në komunën e Butelit si dhe në Ministrinë e Arsimit, por përgjigja ka qenë se shkolla e vjetër nuk do të rregullohet, por do të ndërtohet një e re, njofton TV21.

Ata theksojnë se ende nuk ka asnjë shenjë të objektit të ri shkollor.

“Ne morëm iniciativë në vitin 2005, që të ndërtojmë një shkollë, ky vende është për shkollën, tri herë dorëzuam dokumentet në MASH, deri tani s`kemi asnjë përgjigje. Prej këtu deri në shkollën “26 korriku”, i kanë afër 2 km, ndërsa kemi edhe nga Momin Potok edhe në funde të lagjes Vizbeg, verë dimër udhëtojnë në këmbë nga 3 km”, shprehet një banor.

Edhe nxënësit theksojnë se janë të detyruar të shkojnë në shkollat në komunat Shuto Orizarë, Çair, Butel dhe Karposh. Ata kërkojnë shkollë në vendbanimin e tyre.

Premtimi i shkollës për lagjen Vizbeg, ekziston nga viti 2005, ku është ndarë edhe tokë prej diku 3.300 metra katrorë për këtë qëllim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button