Kroaci, opozita kryeson në zgjedhjet parlamentare

Opozita konservatore është pozicionuar përpara koalicionit të së majtës në pushtet, por me numër votash të pamjaftueshme për krijimin e qeverisë.

Këto janë zgjedhjet e para që prej anëtarësimit të ish-republikës jugosllave në Bashkimin Evropian, në vitin 2013, në sfondin e krizës së migrantëve që e kanë kthyer këtë shtet në vend tranziti në Ballkan drejt Evropës Perëndimore si edhe të recesionit ekonomik.

Koalicioni konservator i kryesuar nga Tomislav Karamarko, lideri i partisë kryesore të opozitës (HDZ), ka marrë 59 vende në parlamentin që numëron 151 deputetë, referuar rezultateve të nxjerra nga procesi i numërimit të rreth 70 për qind të votave në 6 500 qendra votimi.

Aleanca e majtë “Kroacia rritet”, e drejtuar nga Partia Socialdemokrate (SDP) e kryeministrit në detyrë Zoran Milanoviç, ka marrë 55 vende ndërsa në vendin e tretë është renditur grupimi Most me 19 vende.

Katër grupime të tjera do të ndajnë 10 vende ndërsa tetë vendet e mbetura janë të rezervuara për minoritetet kombëtare. /AFP/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button