Rrëmbehen dy nëpunës të ambasadës serbe në Libi

Dy nëpunës të ambasadës së Serbisë në qytetin Sabrat në Libi janë rrëmbyer sot pas sulmit të një kolone me makina, me ç’rast është plagosur një shtetas i Libisë, njoftuan mediat serbe.

Të rrëmbyerit janë përgjegjësi për lidhje i ambasadës Slagjan Stankoviq dhe vozitësi Jovica Stepiq, njoftoi B92, duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Paraprakisht, sipas raporteve, është sulmuar kolona e automjeteve ku ka qenë edhe ambasadori serb Oliver Potezhica dhe mbi të cilën është hapur zjarr. Ambasadori gjatë sulmit nuk është lënduar, ndërsa i vetmi që është plagosur është shtetasi i Libisë, i cili ka qenë në eskortë.

Të rrëmbyerit kanë qenë në automobil tjetër, njofton B92, duke cekur se ka dyshime se sulmi ka qenë me cak të caktuar.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se tashmë ka biseduar me zyrtarët libianë dhe se pret një zgjidhje pozitive të rastit në 48 orët e ardshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button