Mbreti i Arabisë, 18 milionë dollarë për dy javë në Turqi

Për dy javë qëndrimi në Turqi, në Samitin e Liderëve të G-20, që do të mbahet në datat 15-16 nëntor në Belek të Antalias, mbreti i Arabisë Saudite do të harxhojë plot 18 milionë dollarë, përfshirë edhe shpenzimet për stafin.

Mbreti Salman dhe Princi Telal kanë marrë me vete të gjitha gjërat e tyre të veçanta të cilat janë transportuar nga aeroporti i Antalias në Hotelin Mardan Palace, me 18 kamionë, shkruan opinion.al

Janë 540 dhoma që mbreti ka rezervuar, ndërkohë që përveç sendeve personale janë sjellë 65 makina Mercedes të bëra me porosi, pa përfshirë krevatet, çarçafët, gotat, e të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button