Një pjesë e autostradës A1 sot dhe nesër e mbyllur për komunikacion

Për shkak të nevojave për xhirim të filmit francez “A fond” një pejsë e autostradës A1, aksi rrugor nga hoteli “Makedonia” deri në Gradsko, sot dhe nesër prej orës 5 deri në orën 18 do të jetë i mbyllur për komunikacion, kumtoi Lidhja auto­moto e Maqedonisë pas njoftimit nga produksioni “Manufaktura”.

Komunikacioni orientohet përmes rrugës së vjetër. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button