Shkup, kush po shet produkte me afat të skaduar?!

Produkte të njëjta, të paketuara njësoj si nëpër shitore, por shiten me çmim më të lirë në tregjet e Maqedonisë.

Këto produkte janë me afat të skaduar, dhe njerëzit vazhdojnë t’i blejnë ato, transmeton kronika e TV21 Maqedoni.

Shitësit me vështirësi përgjigjen para kamerave, me gjasë për shkak të frikës se mund t’i rrezikohet puna dhe që të mos bëhet shënjestër e kritikave apo sulmeve të kolegëve të tij.

Çmimi i ulët bën që njerëzit t’i blejnë këto produkte, por disa të tjerë thonë se blerja e këtyre paraqet rrezik për shëndetin e tyre.

“Që e dinë atëherë shumica nuk ka rrogë dhe donë ta merr produktin, se ndoshta do t’i dalë e mirë. Normal, normal, gjysmë për gjysmë janë çmimet”.

“S’e dinë njerëzit, s’e kuptojnë, se një njeri që e kupton, nuk blen, se i ka skaduar afati. Nuk është mirë se po e helmon njeriun, e helmon”, thonë qytetarët.

Se çfarë masa ndërmerren për këto shitës ilegal, dhe ku kryhen aksionet kundër këtyre shitësve, të kontaktuar nga TV21, përgjigjen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Aksione bëhen nëpër të gjitha tregjet. Ndërkohe, ata që nuk janë të regjistruar, ua ndalon kryerjen e detyrës për 30 ditë, ndërsa konfiskohet malli, theksuan nga Inspektorati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button