Britania kërkon siguri më të madhe në aeroporte

Britania do të bëjë presion për siguri më të lartë në aeroportet e jashtme në territoret e rrezikshme, edhe nëse kjo nënkupton vonesa shtesë të udhëtarëve, ka thënë sot ministri i jashtëm britanik, Philip Hammond, transmeton REL.

Britania i ka pezulluar fluturimet për në pushimoren egjiptiane, Sharm el-Sheik, pas informacioneve të inteligjencës, që kanë sugjeruar se aeroplani i udhëtarëve i Rusisë ndoshta është rrëzuar për shkak se në aeroplan ka qenë e vendosur bomba.

Nga rrëzimi i këtij aeroplani më 31 tetor në Gadishullin Sinai të Egjiptit, janë vrarë të 224 njerëzit në aeroplan.

“Atje ku ka kërcënim lokal të nivelit të lartë, kjo do të nënkuptoj nivel më të lartë të sigurisë që kërkohet dhe kjo mund të nënkuptoj çmim shtesë dhe vonesa shtesë në aeroporte”, i tha rrjetit BBC, Philip Hammond.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button