Gruevski e vlersoi si pozitiv takimin Merkel-Nimic

Kryeministri Nikolla Gruevski e vlerëson si pozitive takimin e ndërmjetësuesit të KB-së në kontestin me emrin Methju Nimic me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, dhe konsideron se është mirë që Gjermania të njoftohet detajisht me rrjedhën dhe përmbajtjen e procesit.

“Nuk do të komentoja diçka ku nuk kam qenë i pranishëm. Tërësisht është e qartë se pse Numic është ftuar te kancelarja gjermane Merkel. E dimë se me çka merret ai dhe për cilën çështje është vendosur nga BE-ja dhe me siguri ajo do të ishte tema kryesore dhe qendrore. Tërësisht është e qartë se Gjermania dëshiron të ketë informata më të sakta dhe më  konkrete. Gjermania është serioze dhe ndoshta njëra nga lojtarët më të mëdhenj në Evropë në pjesën e ngjarjeve politike”, deklaroi Gruevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e PET qendrës.

Nga ai aspekt, shtoi Gruevski, Maqedonia nuk sheh asgjë të keqe në atë, në të kundërtën sheh mirë.

“Për ne është mirë që Gjermania të të jetë e njoftuar mirë me ngjarjet me atë që në periudhën e kaluar  ka ndodhur në marrëdhëniet  me fqinjin tonë jugor sepse ne mendojmë  se kemi pozitë të drejtë dhe kemi pozitë konstruktive në atë pjesë. 

Pikërisht kur një shtet i rëndësishëm i tillë si Gjermania do të njoftohet detajisht dhe ne vetëm pozitivisht mund të shohim në atë dhe jo më ndryshe”, theksoi kryeministri 

Lajme të ngjashme

Back to top button