Vetëm barazim për Arsenalin

Skuadra e Arsene Wneger kishte një shans shumë të mirë që të merrte kryesimin e Premierligës, por dështuan të bëjnë një gjë të tillë pasi barazuan 1:1 ndaj Tottenhamit.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, Ishte Harry Kane ai që shënoi në minutën e 32’të. Arsenali barazoi rezultatin në minutën e 73’të përmes mbrojtësit Kieran Gibbs që sapo kishte hyrë në lojë.

Deri në fund të ndeshjes, Topçinjtë kishin një seri rastesh, por që nuk arritën të shënojnë golin e fitores.

Ky barazim e rendit Arsenalin në pozitën e dytë në tabelë me 26 pikë, aq sa ka edhe City që mban pozitën e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button