Zhuta për më pak se dy minuta nokautoi kundërshtarin

Boksieri shqiptar Fatlum Zhuta, i cili tani më disa vite karrierën e tij profesioniste e ka vazhduar në SHBA, po e dëshmon se me meritë ka fituar titujt e shumë në Evropë, ndërsa tani më është radha që të grumbullojë fitore edhe në arenën e boksit profesionist.

E shtuna ishte natë e madhe për Zhutën, i cili shumë shpejtë ka mundur kundërshtarin e tij Daryl Gardner, të cilin e ka fituar me KO (nokaut), që në rundën e parë, vetëm pas 1 minutë e 26 sekonda. Gara e Zhutës kundër Gardner ishte në kategorinë deri +70kg.

Pas meçit Zhuta për “Portalb” ka thënë se është shumë i gëzuar me fitoren dhe me ecurinë e karrierës së tij dhe se shpreson të vazhdojë edhe më tutje të mbetet i pamposhtur në SHBA.

“Fitova kunder Daryl Gardner në min 1.27 me KO. Kjo ishte fitorja e 4, ndërsa deri më tani kam pasur vetëm dhe një barazim dhe ende jam i pamposhtur. Por duhet potencuar se tri fitoret e mia të para janë shënuar në Alasaka dhe nuk më janë regjistruar pasi që Alaska nuk i ka të regjistruar referat në boksin profesionist. Ndeshja ime radhës mundë të jetë në muajin dhjetor, por asgjë nuk është konkrete dhe do të duhet të presim për të vendosur”, ka thënë Fatlum Zhuta.

Kjo fitore i mundëson boksierit shqiptarë që të vazhdojë punën për të kërkuar sfidues të rinj, që sa më shpejtë të jetë i gatshëm për të boksuar për titullin kampion bote. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button