Recension: Qeveria me kredi të lira do ta stimulojë vetëpunësimin

Kete lajm mund ta lexoni edhe ne : Maqedonisht

Në një kontekst më të gjerë ky është lajm që mund të kategorizohet si spin qeveritar mirë i menduar. Lajmi mbështet vetëm në burim qeveritar dhe është plasuar nëpërmjet të press konferencës. Titulli mund të konsiderohet favorizues për qeverinë pasi e orienton lajmin në “kredi të lira” të cilat do t’iu shërbejnë qytetarëve që do të aplikojnë për vetëpunësim.

Përgjithësisht edhe ky lajm përfshihet në vargun e lajmeve të agjencive që mediat i publikojnë vetëm me një ndryshim titulli dhe me intervenime stilistike në tekst, por jo edhe me prani në press dhe me pyetje dhe hulumtim plotësues që do të mund të krijonte një pasqyrë me reale mbi këtë nismë të qeverisë.

?????????: ??????? ?? ?????? ??????? ?? ?? ????????? ?????????????????Linku deri te artikulli origjinal: Qeveria me kredi të lira do ta stimulojë vetëpunësimin

Data dhe koha e publikimit: 13.06.2013, 12.06

Data e recensionit: 14.06.2013

Recensuesi: Bardhyl Zaimi

Vërtetësia: Kjo iniciativë e qeverisë është prezantuar nëpërmjet një konfernce për shtyp si shumë iniciativa tjera, prapa të cilave nuk qëndron vetëm informimi por edhe një lloj propagande qeveritare.

Burimet e informatave: Në tekst shfrytëzohet vetëm një burim qeveritar uniform në formë paralajmërimi që realisht nuk përbën lajm në vetë. Është një përshkrim i procedurës së aplikimit pa ndonjë kontekst më të gjerë për këtë problematik.

Lajmi do të duhej të kishte edhe burime tjera, të dhëna nga Agjencioni për punësim për evidencat e papunësisë, të kategorisë së tyre dhe të mundësisë dhe kualitetit të realizimit të kësaj nisme.

Gjithashtu mund të jepet më tepër informacion mbi praktikat e ngjashme të vetëpunësimit në të kaluarën të implementuara.

Anshmëria: Ky lloj lajmesh hyn në kategorinë e një sërë lajmesh tjera promovuese të qeverisë që nga ana e mediave publikohen pa shfrytëzuar burime tjera që krijojnë balancimin.

?rigjinaliteti/Plagjiatura:  Zakonisht lajmet e këtilla janë të agjencive, të cilat përpunohen nga redaksitë dhe publikohen pa autor. Nuk është theksuar burimi se prej nga është marrë lajmi.

Kualiteti i titullit: Titulli është informativ, por sforcon nismën e qeverisë duke krijuar iluzionin se ajo me kredi të lira përkujdeset për vetëpunësim.

Fotografia: Teksti ilustrohet me fotografinë e zëdhënësit të qeverisë dhe është në funksion të titullit orientues.

PËrfundimi: Mungesa e burimeve tjera, titulli orientues dhe favorizues për qeverinë e bëjnë këtë lajm uniform dhe propagandistik. Mediat në shumë raste pa asnjë referencë tjetër, në mungesë të lajmeve origjinale lejojnë që t’iu “përvidhet” ky tip lajmesh që nga karakteri informues marrin edhe tone propagandistike. Në fakt pikërisht ky dualitet kjo vijë e hollë ndarëse zakonisht keqpërdoret nga qeveria për të plasuar në opinion spinin e vet përpara opinionit. Në një kontekst më të gjerë këto lajme prodhohen për të përforcuar idenë mbi “qeverisjen e mirë” në të mirë të qytetarëve që fatkeqësisht nga mediat në shumë raste mbeten të pakoduara.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button