Besir Alili i pari në “Gemlik 2015”

Një nga shpresat më të mëdha të klubit të mundjes Liria, Besir Alili, i ka mbyllur paraqitjet e tija me arritje të shkëlqyeshme në turneun e fuqishëm “Gemlik 2015”, duke fituar edhe në luftën finale dhe duke e marr me plot meritë medaljen e artë.

Alili ka garuar ne kategorinë deri me 32kg. Mundësi i talentuar nga Shkupi, pasi dje kishte fituar tre kundërshtar, sot në finalen e madhe, turpëroi mundësin vendas, duke e fituar me shumë lehtësi (dush teknik 12:2).

Është ky pa dyshim sukses i jashtëzakonshëm i Besir Alilit, por jo vetëm i tij, edhe i trajnerëve të udhëhequr nga Sufijan Ismaili dhe gjithë të tjerëve që po angazhohen që KM Liria të arrijë suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, po në kategorinë e njëjtë, Muhamed Feruki humbi luftën për medaljen e bronztë, ngjashëm si edhe Basri Jusufi, i cili u mposht në finalen e vogël të kategorisë deri me 75kg. Të dy e mbyllën këtë turnir në pozitat e pesta. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button